Manifestime për 102-vjetorin e çlirimit të Shkupit
Pëlqej
Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, në bashkëpunim të ngushtë me shoqatën "Sofra gjakovare" dhe komunën e Çairit shënojnë 102-vjetorin e çlirimit të Shkupit.

Me këtë rast, më datë 12 gusht, pritet të mbahen manifestime të ndryshme kulturore dhe homazhe përpara statujës së Hasan Prishtinës në kryeqytet.

Më tej, në sallën e komunës së Çairit në Shkup do të mbahet dhe tribuna me ligjërues Prof.Dr.Masar Rizvanolli, me temë "Kontributi i trevës së Gjakovës në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912-të".

Në këto manifestime pritet të marrin pjesë personalitete politike dhe kulturore, por si edhe pinjollë të familjeve të Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Idriz Seferit, Isa Boletinit etj. /albneu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori