Manevski: Procedurat gjyqësore në gjuhë tjetër nuk kanë bazë kushtetuese
Mihajllo Manevski
Ish ministri i drejtësisë Mihajllo Manevski, gjatë një interviste për "Dnevnik", ka thënë se procedurat gjyqësore që udhëhiqen në një gjuhë tjetër, nuk kanë bazë ligjore.

"Ashtu siç kalojnë ditët, dalë nga dalë, por sigurtë, e vërteta del në pah. Përderisa një ndër kartelat vendosen në tryezë edhe nga kryetarët e partive politike, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, qëllimi është krejt e qartë-realizimi i Deklaratës nga Tirana në tërësi.

Qëllimi është i qartë, të ridefinohet hapi kushtetues, të rënohet unitariteti i shtetit dhe me ligj të çohet në dygjuhësi në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë", ka thënë ish ministri.

Ai ndër të tjera thekson se pabesueshme dhe e çuditshme sa LSDM dhe Zaevi mashtrojnë kur thonë se gjithçka që kanë pranuar në bisedimet me BDI-në ishte në kuadër të Kushtetutës.

"Nuk ka bazë kushtetuese për udhëheqjen e territorit në dygjuhësi të RM-së në të gjitha institucionet dhe në të gjitha nivelet, si dhe dygjuhësi në procedurat gjyqësore

Ajo do të thotë se LSDM ka pranuar plotësisht dygjuhësinë dhe udhëheqjen e procedurave gjyqësore në gjuhën shqipe në të gjithë nivelet në gjyq përderisa njëra nga anët në procedurë është shqiptarë, gjyqi ose avokati, por ajo është në kundërshtim me Kushtetutën", ka thënë ndër të tjera ish ministri. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori