Kryeministri britanik, Boris Johnson pranoi sot se ekzistonte një mundësi tashmë realiste që tregon se forcat ruse mund të fitojnë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Sipas Skynews, duke iu drejtuar raporteve të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore se Rusia mund të fitojë ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, ai tha se fatkeqësisht kjo është një mundësi realiste.

Putini ka një ushtri të madhe, ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ai ka tani është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme bluarëse, të udhëhequr nga artileria, në përpjekje për të mposhtur ukrainasit.”-tha ai.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Nju Delhi, Indi, Johnson vazhdoi të thoshte se ukrainasit kishin treguar “heroizëm të jashtëzakonshëm” në mes të luftës dhe “pavarësisht se çfarë epërsie ushtarake” kishte zoti Putin, ai nuk do të ishte në gjendje të pushtonte shpirtin e popullit ukrainas.

Kryeministri tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të dërgonte më shumë artileri për forcat ukrainase dhe konfirmoi se ambasada e qeverisë britanike do të rihapet në kryeqytetin ukrainas muajin e ardhshëm./albeu.com