Mançevski kushtëzon VMRO-në: Zgjedhni kryetarin dhe do keni zgjedhje të parakohshme
Deputeti i LSDM-së Damjan Mançevski, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Maqedonisë, tha që deputetët e VMRO-së do të duhet të kërkojnë nga lideri i tyre Gruevski, t'u tregojë se për çfarë janë marrë vesh me BDI-në, dhe këtë ta kuptojnë pasi ai të kthehet nga Malta.

Mançevski ftoi deputetët e VMRO-së të votojnë kryetarin e kuvendit dhe ndoshta do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme.

"Zgjedhjet e reja janë të mundura, fillimisht të zgjedhim kryetar të kuvendit. Ju i bllokoni zgjedhjet , ju dëshironi me pakicë të qeverisni. Nëse doni zgjedhje, të zgjedhim kryetar dhe ndoshta do të kemi zgjedhje, bëhuni të guximshëm", tha Mançevski, përcjell "Aktuale.mk".

Sipas tij qytetarët e dinë shumë mirë se për çka kanë votuar. "Votuan për rrogë mesatare prej 500 euro, heqjen e testimit ekstern, rrymë elekyrike më të lirë e të tjera", ka bërë me dije Mançevski. /albeu.com/

Shtuar më 29/03/2017, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori