Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është rritur kërkesa e qytetarëve për të blerë ushqime të
prodhuara sipas standardit HALLALL. Marina Angjellkova-Arsova thotë se në marketin që ajo e menaxhon ka shumë produkte të
prodhuara me certifikatën HALLALL ose në pajtim me rregullat islame. Menaxherja e marketit PRINCE në Shkup thotë për Alsat-M se
ushqimi hallall nuk është vetëm ushqim i sigurt, por edhe cilësor, i cili nuk përmban aditivë dhe ekstrakte që janë të dëmshme për organizmin e njeriut.
Ndërkohë qytetarët thonë se
produktet e
prodhuara sipas standardeve HALLALL janë të nevojshme për ta pasi vetëm kështu mund të jenë plotësisht të sigurt se çfarë
ushqimi konsumojnë.
Por nuk janë vetëm muslimanët ata që preferojnë ushqime të këtij standardi. Janë të shumtë edhe krishterët që preferojnë ushimet me standardin "
Hallall" sepse janë të cilësisë më të lartë.
Sipas standardeve ‘HALLALL’
ushqimi duhet të përgatitet në reparte speciale dhe nuk duhet të prodhohet, paketohet ose transportohet bashkë me
produktet e tjera ushqimore. Në
produktet e
mishit nuk duhet të ketë gjurmë të
mishit të derrit, kurse kafsha duhet të theret në mënyrë të veçantë, sipas zakoneve islame.
Shtuar më 07/08/2011,
ora 10:57