Malazezët padisin Gjeloshajn pse u festua me simbole kombëtare
Alternativa e Malit të Zi ka paraqitur fletëparaqitje penale ndaj deputetit Nik Gjeloshaj për “ terrorizëm në përpjekje " dhe ftesë ndaj shtetasve malazez me kombësi shqiptare që mos të respektojnë Ligjin dhe Kushtetutën e Malit të Zi , shkruan “Kurir” duke cituar mediat malazeze.

Ajo që ka karakterizuar javën zgjedhore në komunën e Tuzit është festimi i simpatizuesve dhe mbështetësve të Forumit Shqiptar që fitoi zgjedhjet, gjatë së cilës kanë dominuar flamuj shqiptarë dhe të ashtuquajturës UÇK dhe brohoritjes për UÇK".

Opinioni malazez , pjesa më e madhe e kanë dënuar një festim edhe sjellje të atillë, mirëpo ka pasur edhe të tjerë që nuk kanë parë asgjë të keqe në atë.


Forumi Shqiptar, që është fitues i zgjedhjeve në Tuz me 16 nga 32 vendet e Kuvendit komunal, nuk ka komentuar sikurse nuk ka shpreh qëndrimin e vetë lidhur me këtë festim nëse ishte i pranueshëm ose jo.

Shqiptarët e Tuzit gjatë festimit kanë bartur flamuj të Shqipërisë dhe të ashtuquajturës UÇK, ndërsa dje në ndërtesën e objektit shkollor Gjimnazit “25 maj” në atë komunë është shfaq edhe flamuri i Shqipërisë.

Alternativa e Malit të Zi ka paraqitur fletëparaqitje penale ndaj deputetit Nik Gjeloshaj për “ terrorizëm në përpjekje " dhe ftesë ndaj shtetasve malazez me kombësi shqiptare që mos të respektojnë Ligjin dhe Kushtetutën e Malit të Zi
Shtuar më 06/03/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori