Makraduli premton bursa për zanatet defiçitare
Kandidati i LSDM-së për Shkupin, Jani Makraduli zhvilloi ditën e sotme një takim me zanatçinjtë e Çarshisë së Vjetër. Këtyre të fundit u premtoi se do të ndajë bursa për zanatet deficitare.

Sipas tij duhet të ngjallen zanatet e vjetra dhe ato që janë në zhdukje, duke i dhënë Çarshisë së Vjetër larminë e produketve shkruan Zhurnal.

“Kujtoj ditët kur isha i ri dhe këtu vlonte nga njerëzit, dhe kishte shumë zanate. Sot nuk është kështu. Bit Pazari është i ruinuar, kurse në çarshi jetonin dhe punonin qytetarë të zellshëm. Prandaj, njëri nga prioritetet e programit tim është hapja e vendeve të reja të punës. Pushteti aktual i Shkupit nuk ka investuar asnjë denar në çarshi, kurse di të marrë taksa dhe tatime prej qytetarëve”, ka deklaruar Makraduli./albeu.com/
Shtuar më 15/03/2013, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori