Makina përplaset në mur, humb jetën 29-vjeçari
Pëlqej
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, është regjistruar në aksin Strugë - Dibër në afërsi të Veleshtës mëngjesin e sotëm. “Zhurnal” shkruan se një makinë BMË e drejtuar nga 29-vjeçari Agron Kondri, banues i Veleshtës, është përplasur në një mur. Kondri ka humbur jetën menjëherë, ndërsa bashkudhëtari i tij është transportuar me lëndime të rënda në Spitalin e Qytetit të Strugës.
Shtuar më 02/10/2013, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori