Basha paralajmëron Ramën: Dita do të vijë, mos e harro John Kennedy-in

Nga foltorja e Kuvendit, kreu demokrat Lulzim Basha ka paralajmëruar  kryeministrin Edi Rama duke i kujtuar fatin e John F Kennedy, presidenti i 35-të i SHBA-ve, i cili u vra.

Basha i thotë Ramës se edhe ty populli shqiptar do të ta këndojë këngën.

“Për uljen e çmimeve. Për taksat. 8 vjet mashtrim. Mashtron prapa. Mbeturinë e social realizimit. Hiq 51 milion euro për luksin tënd. Jeton si Sheik me taksat e popullit. Harroje shtetin shqiptar. Ja ke rritur më shumë se që nga koha e tanzimatit. Tonin e zërit tim nuk e përcakton ti. Ul kokën e kërko falje dhe dil nga kjo sallë. Dita do të vij. Mos e harro, John F Kennedy . Ka një citim që s’të pëlqen. Do vij dita që do ta këndojë populli shqiptar edhe ty. Check Up ka nxjerr gra me sëmundje prostate e burra shtatzënë.” tha Basha.

Kujtojmë se John Fitzgerald Kennedy u vra më 22 nëntor 1963, në 12:30 në Dallas, Teksas, nga një ish-marins./albeu.com

 

 


Shtuar 15.11.2021 12:03