Makina me targa shqiptare alarmon serbët gjatë vizitës së Putinit
Pëlqej
Një makinë me targa të Shqipërisë ka alarmuar autoritetet serbe gjatë vizitës së djeshme të Putinit në Beograd.

Mediat serbe raportojnë se gjate vizitës në kishën Shën Sava të Beogradit, personeli i sigurisë kishte ndaluar një makinë me targa shqiptare dhe po ushtronte kontroll të detajuar ndaj saj.

Megjithatë, në fund gjithçka u qartësua dhe doli të jetë një alarm i rremë, pasi vetura në fakt i përkiste një diplomati rus që shërben në Ambasadën ruse në Shqipëri, dhe se vetura ishte pronë e
Ambasadës.
Shtuar më 18/01/2019, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!