Po gatuante në magazinë, gruas në Elbasan i shpërthen bombola

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan mëngjesin e sotëm ku një bombol gazi ka shpërthyer në një magazinë.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 09:40, në lagjen ‘Skëndërbej’ në një magazinë që përdorej për gatim.

E zonja e banesës ishte duke gatuar në momentin që shpërtheu bombula e gazit.

Fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar, vetëm dëme materiale dhe orendi të djegura. Policia po heton për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 06.10.2021, rreth orës 09:40, në lagjen “Skënderbejë “, Elbasan, në një magazinë e cila përdorej për gatimë në pronësi të shtetasit A.R., ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit dhe janë djegur orenditë e shtëpisë.Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/