Majko ndan kujtime nga momenti kur NATO nisi të luftonte regjimin serb
Në 20 vjetorin e bombardimit të NATO-s drejt ish-Jugosllavisë, ish kryeministri i kohës Pandeli Majko ka ndarë një mesazh në përkujtim të ditës që i hapi dyert mbarimit të luftës e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Pandeli Majko ka kujtuar dhe fjalët e pakta që i kanë thënë amerikanët pas përfundimit të bombardimeve të kryera.

"Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar! Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës. Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!", shkruan Majko.
Shtuar më 24/03/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori