Lëvizja BESA: Tërhiqemi nga kandidatura për kryeparlamentar
Lëvizja BESA ka konfirmuar sot se përfundimisht tërhiqen nga gara për kryeparlamentar të Kuvendit të Maqedonisë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i kësaj lëvizje, Orhan Murtezani.

Ai ka thënë për "Zhurnal" se kjo temë për Lëvizjen BESA ka përfunduar dhe nuk do të kandidojnë me kandidat të tyre për Kryeparlamentar.

"Pas asaj të djeshmes, i bie që ne praktikisht nuk do të mund të propozojmë kandidat per kryetar te parlamentit. Te ata që shpresonim, nuk e mbështetën kandidatin tonë dhe kjo temë për ne tashmë ka përfunduar", ka thënë Murtezani.

Kujtojmë se pas vendimit të djeshëm të BDI-së dhe LSDM-së, kandidati i tyre i përbashkët është Talat Xhaferi. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori