Lustrimi, përplasen partitë shqiptare
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Partitë politike shqiptare kanë vazhduar akuzat e ndërsjella për procesin e lustrimit si dhe propozimit të BDI-së për rehabilitimin e personave që kanë vuajtur dënime nga ish sistemi i mëparshëm. Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu tha se pozicioni i BDI-së është dyfytyrësh. Fazliu tha se PDSH-ja do të mbështesë çdo projekt që bën dëmshpërblimin e shqiptarëve të përndjekur, raporton Alsat-M.

" Se BDI është e inkriminuar me dosjet ku janë të implikuar ministrat dhe deputetë të saj, tashmë kjo nuk paraqet ndonjë lajm. Dyfytyrësia e BDI-së argumentohet me faktin që gjatë qeverisjes së tyre 2002-2006 ata janë bashkë autorë të përgjimit, të ndjekjes dhe të montimit të dosjes së kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi me nofkën "Kreator". Normalisht duke pasur parasysh se jemi parti e vërtetë antimarksiste dhe antikomuniste do të mbështesim çdo projekt, çdo ligj që bën dëmshpërblimin e shqiptarëve të përndjekur gjatë komunizmit, por jo edhe shqiptarëve të ndjekur në thonjëza si Xhevat Ademi", tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.

" Akuzat e PDSH-së nuk meritojnë koment për faktin se ata duhet të pastrojnë radhët e veta dhe të merren me vetveten", tha Talat Xhaferi ,deputet i BDI-së.

Edhe RDK-ja e Rufi Osmanit tha se do të mbështesin ligjin për rehabilitim. " Procesin e rehabilitimit të personave të cilët kanë vuajt apo janë të persekutuar nga sistemi i kaluar duhet të përshëndetur dhe duhet të realizohet ky proces, duhet të ndërtohen mekanizma të qartë juridik, ligjor që të gjithë këto persona që kanë vuajtur apo janë të persekutuar nga sistemi i kaluar të marrin edhe kompensimin tjetër, mbi gjitha kompensimin etik ndaj tyre se kanë qenë të pafajshëm, kanë vuajtur nga sistemi, por pse jo edhe kompensim financiar", tha Fadil Zendeli, anëtar i Këshillit Qendror të RDK-së. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2012, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com