Lustrimi, Axhiev fajėson Cėrvenkovskin
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
"Komisioni pėr verifikim e fakteve vazhdon punėn nė bazė tė ligjit dhe kuorumit tė paraparė sipas rregullores sė punės tė komisionit. Dorėheqja e dy anėtarėve tė kėtij trupi, nuk paraqet pengesė qė lustratorėt tė vazhdojnė punėn pėr tė cilėn janė zgjedhur".

Kėshtu u shpreh kreu i Lustrimit Tome Axhiev, pėr radion Evropa e Lirė, sipas tė cilit anėtarėt e dorėhequr kanė zbatuar politikėn e ndonjė subjekti tė caktuar politik dhe jo ligjit. Sipas Axhiev vetė fakti se u tėrhoqėn pas deklaratės sė kreut tė LSDM-sė, flet se ata kanė zbatuar politikėn e subjektit qė drejton Branko Cėrvenkovski.

"Tė gjithė e dimė, doli lideri i ashtuquajtur, unė nuk e di se ėshtė vėrtetė lideri i tyre por zoti Branko Cėrvenkovski u shfaq nė TV dhe tha qė tė tėrhiqen dhe ata erdhėn tė nesėrmen dhe u tėrhoqėn", ėshtė shprehur ai

Ne kemi afro 40 lėndė tė pėrfunduara dhe ėshtė i vogėl numri i atyre qė janė tė afėrt me kėtė opsion politik, ka theksuar Axhiev.

"90 pėr qind janė tė pushtetit aktual...Shumica janė tė afėrt tė kėtij pushteti dhe qė kanė qenė tė afėrt. Shumė pak janė nga grupimi tjetėr, megjithatė pikėrisht kjo u dhemb. Do tė thotė ata dėshirojnė qė procesi i lustrimit tė pėrfundoj pa mos u lustruar asnjė. A ėshtė logjike se disa njerėz nė atė sistem kanė punuar dhe kuptohet se do tė kapen, pėr kėtė qėllim edhe u formua komisioni", deklaroi Axhiev.

Ndėrkohė, ditė mė parė anėtarėt e komisionit pėr lustrim Janakie Vitanovski dhe Bllagoja Geshovski paraqitėn dorėheqjet nga postet e tyre pėr shkak tė vlerėsimit se lustrimi ėshtė duke shkuar nė drejtim tė gabuar. Vėrejtjet e tyre ishin puna tendenciozė dhe selektive e komisionit dhe shndėrrimi i tij nė instrument tė pushtetit pėr pėrballje me kundėrshtarėt. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014

Djegia e flamurit shqiptar nė derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdės. 18 tetor 2014