Lustrimi atakon Fërçkovskin!
Paralajmërohet që lustrimi të godasë ndaj ish ministrit të Punëve të Brendshme Lubomir Fërçkovski, person publik me ndikim, kollumnist i njohur, dhe kandidat për president nga rradhët e LSDM-së, kupton portali “Plusinfo”.

Sipas informacioneve, para Komisionit për verifikimin e fakteve do të gjendet material ku Fërçkovski akuzohet për urdhërdhënie, nënshkrim të akteve për përpunimin operativ të Dimitar Cërnomarov dhe shkrimtarit Mile Nedellkovski, për linjë pro-bullgare ndaj peshkopit Petar, linjën pro-serbe dhe të një personi shqiptar për ekstremizëm.

Pra, bëhet fjalë për periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 1996, kur Fërçkovski ka qenë ministër për punë të brendshme.

Madje, Komisioni do të përpiqet të dëshmojë se Fërçkovski nga motive ideologjike-politike ka miratuar akte për bashkëpunim operativ, të cilat më parë kanë qenë të nënshkruar nga shefa, ndihmësit e ministrit dhe nga nën sekretarit të Shërbimit për Siguri Shtetërore, në pajtueshmëri ne Rregulloren për punë të këtij institucioni.

Bile, burime për “Plusinfo”, pohojnë se qëllimi i kësaj dhe i komisionit në krye me kryelustratorin Tome Axhiev, një muaj para vendimit të Gjykatës kushtetuese, synon të ngadalësojë procesin e lustrimit për periudhën prej vitit 1990 e deri më sot, veçmas ndaj Fërçkovskit i njohur nga performancat e tij të “nxehta” publike kundër pushtetit.
Shtuar më 12/12/2011, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori