Evitohet rrahja mes deputetëve Ademi dhe Aliu (VIDEO)
UPDATE - Sharje, ofendime, kërcënime... Munguan vetëm grushtet mes deputetëve Xhevat Ademi dhe Imer Aliu. Situata kulmoi kur u hap çështja e bashkëpunimit me UDB-në Jugosllave, njofton Alsat-M.

Pikërisht kjo çështje nxiti polemika të ashpra mes këtyre dy deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së, të cilët tentuan që t’i qërojnë hesapet edhe fizikisht.

Por falë ndërhyrjes së sigurimit të Parlamentit, një gjë e tillë u evitua nga ky spektakël i turpshëm politik. Kjo ndodhi gjatë debatit rreth propozim ligjit të ri për lustrim. Me ç’rast deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, kërkoi që krahas lustrimit të miratohet një ligj për rehabilitimin e viktimave. Ademi gjatë debatit tha se gjatë kohës së monizmit hetimet kundër veprimtarëve shqiptarë nuk i kanë zhvilluar gjykatësit por inspektorët e UDB-së. Por kjo shkaktoi reagimin procedural të deputetti të PDSH-së Imer Aliu. “Në sistemin monist hetimet kundër veprimtarëve politik, shqiptarë, nacionalizmit shqiptarë, të ashtuquajturve ët asaj kohe irredentist dhe nacionalistë, nuk i kanë zhvilluar gjyqet, nuk i ka zhvilluar gjykatësi hetues, nuk i ka zhvilluar prokurori, i kanë zhvilluar inspektorët e UDB-së dhe sipas këtij propozimi çdo i burgosur politik shqiptarë në fazën e hetimeve deklaratat i ka dhënë para inspektorëve të sigurimit të shtetit të caktuar nga prokuroria për zhvilluar hetimet, do të duhet të lustrohet”, tha Xhevat Ademi, BDI. “Ai i thej të gjitha normat morale, qoftë edhe të rregullores, edhe kushtetutës ehe njerëzore. Publikisht para jush, para opinionit, shqiptarë parasëgjithash akuzoi se çdo i burgosur gjatë periudhës së komunizmit ka nënshkruara deklaratë për bashkëpunim me shërbimet: Citoj: Çdo i burgosur është detyruar të nënshkruaj deklaratë për bashkëpunim me shërbimet....”, tha Imer Aliu, PDSH. Më këtë intervenim procedural të Aliut, kulminoi situata dhe u ndërpre për disa çaste puna e Komisionit për sistem politik. Kjo atmosferë e tensionuar ka vazhduar edhe pas largimit të kamerave, derisa Xhevat Ademi bisedonte me gazetarët, për një moment u paraqitën pjesa më e madhe e deputetëve të PDSH-së të cilët drejtuan fjalë ofenduese dhe kërcënuese ndaj deputetit Xhevat Ademi. Por falë ndërhyrjes së sigurimit në parlament u evitua incident më i madh. Ndryshe pas vazhdimit të seancës edhe LSDM-ja ka braktisur punën e Komisionit në të cilin diskutohej propozim ligji për lustrim me pretekstin se nuk do të marrin pjesë në miratimin e një ligji përmes të cilit tentohet të bëhet revanshizëm politik. Ndonëse propozim ligji është propozim i përbashkët i partnerëve të koalicionit qeveritarë, firmën e tyre në këtë projekt ligj e kanë vënë vetëm 2 deputetë të BDI-së edhe atë Talat Xhaferi dhe Nexhati Jakupi.
Shtuar më 23/04/2012, ora 18:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori