PD nuk i ndahet Metës: Bashkëorganizator i dhunës ndaj PD, ka dhënë direktiva (VIDEO)

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj presidentit Ilir Meta, të cilin e quan bashkëorganizator të protestës së 8 janarit.

“Ilir Meta u shfaq sot si bashkëorganizator i dhunës ndaj PD. Ai merrte informacion dhe jepte direktiva për sulmin nga banda e Berishës.
Berisha dhe Meta donin ta shkatërronin PD-në për hallin e tyre, por nuk ja dolën”, shkruan PD.

Kjo akuzë vjen pas publikimit të mesazheve të Metës me Belind Këllicin, ku ky i fundit udhëzohej nga presidenti të mos provokohen në selinë blu./albeu.com


Shtuar 14.01.2022 20:43

Tags: ,