Update - Në
Shkup po zhvillohen protestat kundër devijimit të Lumit Radikë. "Ne nuk dorëzohemi, Radikën nuk e japim, do te vazhdojmë me protestat dhe nuk do të lejojmë që ky projekt të shkatërroj Dibrën", deklaron një qytetar.
"Sot erdhëm në
Shkup për të protestuar, nesër do te shkojmë ku do që është e nevojshme, nuk do te ulim zërin, do shkojmë deri në fund, deri në tërheqje e këtij projekti", tha nga ana tjetër, një qytetarë tjetër nga Dibra.
10:30 - Sot në SHkup do të
mbahet protesta e rradhës kundër ndërtimit të projektit hidroenergjetik "Fusha e Lukovës" dhe devijimit të lumit
Radika. Ajo fillon në mesditë dhe do të
mbahet në afërsi të sheshit "Skenderbeu" dhe organizohet nga
shoqata qytetare e rajonit të Dibrës, diasporës dibrane,
shoqatave ekologjike të Shqipërisë dhe
shoqatave të tjera.
"Të jemi bashkë dhe të vazhdojmë atë që nisën mërgata jonë.
Radika ju bënë thirrje për protestë masive në
Shkup. Të tregojmë se
Radika nuk është as e Qeverisë së Maqedonisë, as e ndërmarrjes ELEM, por
Radika është e banorëve dibran dhe të Rekës dhe do të jetë ashtu siç është", theksohet në thirrjen e organizatorëve.
Në mbështjetje të protestës këtyre ditëve u deklaruan edhe disa
shoqata shqiptare në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2014,
ora 15:52