Lumë dorëheqjesh në komunën e Tetovës
Shumë zyrtarë të komunës së Tetovës kanë dhënë dorëheqje kohët e fundit.

Udhëheqësi i Inspektoriatit të komunës, Blertan Abdiu ka tashmë një muaj që nuk shkon në zyrën e tij.

Ai ka dhënë dorëheqje të paevokueshme nga ky post, për shkak se kryetarja Tetuta Arifi është shprehur hapur se ky inspektoriat nuk ka patur rezultatet që priteshin.

Mundet që ai të ketë dhënë dorëheqje , edhe për shkak se nuk përballet dot me shitësit ambulantë që shesin nëpër rrugë, njofton TetovaSot.

Nga informacione jozyrtare, mësohet se dorëheqjen e ka parashtruar edhe Udhëheqësi i Sektorit për Urbanizimit, Nexhadi Zylbeari dhe Udhëheqësja e Sektorit të Financave Ermira Fida. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2014, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori