Luftëtari i krimeve të luftës në Serbi largohet nga fusha e betejës
Në vitin 2003, Vadimir Vukcevic ishte një nga fytyrat e freskëta të Serbisë së re demokratike, kur Slobodan Milloviçi tashmë ishte në gjyq në Hagë për krime lufte dhe vendi po përpiqej t’i përgjigjej kërkesave nga komuniteti ndërkombëtar për të ndjekur penalisht krimet e luftës të ndodhura në vend.

Dymbëdhjetë vjet më vonë, Serbia, tashmë një vend kandidat për në Bashkimin Europian, vendosi se kishte ardhur koha që Vukeviçi të dilte në pension të parakohshëm – një lëvizje të cilën shumë njerëz e shikojnë si një përgjigje politike ndaj punës së prookurorisë së krimeve të luftës.

“Ngacmuam vërtet folenë e grerëzave”, tha Vukcevic kur iu kërkua të shpjegonte arsyet pas vendimit të shtetit për ta nxjerrë atë në pension.

Ai pohoi se vendimi erdhi pasi zyra e tij vendosi të niste disa çështje të ndjeshme ku përfshiheshin zyrtarë të lartë të dyshuar për disa nga krimet më të tmerrshme të luftës të kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Njeriu i ngarkuar për ndjekjen e krimeve të tilla në Serbi ka pasur një nga punët më të vështira në vend gjatë viteve të fundit. Ai përpiqej të udhëhiqte në mënyrë profesioniste një institucion që merret me trashëgiminë e luftës shkatërruese të viteve 1990.

Që nga momenti që kjo zyrë speciale prokurorie u krijua në vitin 2003, ishte e qartë se puna e saj do të ishte vendimtare në formësimin e perceptimeve ndërkombëtare të Serbisë ndërsa të mbulonte imazhin e saj të dyshuar në Ballkan dhe kudo në botë.

Kundër të gjitha shanseve, por me vendosmërinë e fortë të qeverisë së mëparshme dhe me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, Vukcevic ndërtoi një institucion tërësisht të ri, i cili sot është mjeti i vetëm në Serbi, i cili përballet me trashëgiminë e luftërave të viteve 1990.

“Ne u bëmë të respektuar në të gjithë Evropën se punuam m eprofesionalizëm dhe duke respektuar plotësisht standartet evropiane,” tha Vukevic për BIRN në një intervistë në dhjetor.

Lindur në Beograd 65 vjet më parë, ai mbaroi fakultetin juridik dhe menjëherë më pas filloi të punojë si prokuror. Kur mori postin e tij aktual, megjithëse kishte pothuajse 25 vjet eksperiencë, ai ishte shumë pak i njohur për publikun. Por shumë shpejt ai u kthye në një njeri të preferuar nga media, duke fituar kështu simpatinë në Serbi dhe më gjerë në rajon.

“Derisa të pranojmë faktin se mizoritë u kthyen në këto territore në emrin tonë, nuk mund të ketë asnjë lloj progresi,” kështu e përshkroi Vukcevic misionin e tij.

Kritikët e tij ose e akuzonin atë për mungesë guximi për të zgjidhur çështjet e kriminelëve të luftës, ose pretendonin se ajo që ai po bënte po dëmtonte interesat kombëtare duke e dënuar vetëm serbët. Për shumë, zyra e tij nuk ishte kurrë vërtet e pavarur dhe ajo ndiqte penalisht kriminelë të dyshuar sipas axhendës së qeverisë.

Në një situatë ku shumë njerëzve në Serbi u mungon besimi në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë për shkak të rezultatit të disa gjyqeve të caktuara, Vukcevici e kishte akoma më shumë të vështirë t’i shpjegonte publikut rëndësinë e vazhdimit të nxjerrjes para gjyqit të të dyshuarve.

Në vitet e fundit, numri i gjyqeve lokale për krime lufte në Serbi është ulur në mënyrë të konsiderueshme, me vetëm pesë padi të ngritura në vitin 2014. Megjithatë, Vukcevici është krenar për trashëgiminë e tij.

"Motivimi im më i madh është se pas 12 vjetësh, kam lënë diçka pas. Ne kemi punuar shumë. Kemi marrë çështjet më të vështira,” tha ai.

Gjatë një dekade, zyra e tij i u mor me 37 çështje, 68 persona u dënuan dhe 32 u liruan. Aktualisht janë 19 çështje në procedim e sipër dhe janë nisur hetime për 21 të tjera.

Vukcevic është krenar për këto shifra, por njerëzit që u ndoqën penalisht ishin vetëm autorë të drejtëpërdrejtë, ndërsa asnjë zyrtar i lartë, qoftë nga qeveria apo ushtria dhe policia, nuk u akuzua kurrë.

Në vitin 2014 zyra e tij hapi një hetim kundër gjeneralit të përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave Dragan Zivanovic për krime lufte në Kosovë dhe o përgatiste një padi të re kundër zyrtarësh policie të cilët gjithashtu thuhet se kanë kryer krime në ish-krahinën. Në bashkëpunim me prokurorinë boshnjake, ajo arrestoi 15 persona, mes tyre edhe zyrtarë të lartë serbë të Bosnjes, për rrëmbimin e 20 personave nga një tren në qytetin boshnjak të Strpci në vitin 1993.

Vukcevic beson se këto arrestime dhe hetime janë arsyet kryesore për pensionimin e tij të padëshiruar, i cili erdhi si një e papritur për shumë njerëz – përfshirë atë vetë. “Nuk e prisja këtë,” tha ai për BIRN.

Duket se ai u bë viktimë e atyre që ai kishte nevojë t’i ndiqte penalisht. Pasi konfliktet përfunduan në vitet 1990, shumë kriminelë të dyshuar lufte mbetën në qarqet shumë pranë qeverisë, ndërsa shumë prej tyre nuk i lanë lanë pozicionet e tyre në polici dhe ushtri.

Një tjetër problem ishte se zyra e tij nuk pati kurrë përkrahje të qartë nga qeveria aktuale e udhëhequr nga Partia Progresiste Serbe. Ndryshe nga qeveritë e mëparshme të udhëhequra nga Partia Demokratike, e cila shpesh përdorte zyrën e prokurorit të krimeve të luftës si pjesë e axhendës së saj ndërkombëtare, dhe i dha asaj minimalisht deklarata mbështetjeje, gjatë dy viteve të fundit zyra është injoruar plotësisht nga qeveria ose është kritikuar nga ajo.

Ministri serb i drejtësisë Nikola Selakovic, i cili vjen nga Progresistët, ka akuzuar zyrën e Vukcevicit se ka ndjekur penalisht vetëm serbë dhe ka pohuar se viktimave serbe i është mohuar drejtësia. Disa deputetë nga e njëjta parti madje vunë në dyshim edhe bazat ligjore të disa prej emërimeve të prokurorisë dhe akuzave penale të ngritura nga ajo.

Në shumë çështje, si ai që lidhet me krimet e kryera në fshatin Suharekë në Kosovë ose çështja e fundit e Strpcit, hetimet e prokurorit u penguan edhe nga policia.
“Kishte rrjedhje informacioni, çështjet penale u kompromentuan, disa gjëra që u kërkuan nuk u bënë kurrë,” shpjegoi Vukcevic.

Duke reflektuar mbi të ardhmen e zyrës së prokurorit, Vukcevic tha se ekipin e tij ndoshta e prisnin kohë të vështira.

“Do të jetë e vështirë,” thotë ai shkurtimisht.

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë pasardhësi i Vuckevicit, edhe pse men



dohet se vendin e tij do ta zërë një nga gjashtë zv/prokurorët.

Por shumë shqetësohen se mënyra si shteti i dha fund punës së Vukcevicit nënkupton se prokurori i ri do të ketë më pak hapësirë për të ndryshuar klimën e mosndëshkimit të krimeve të luftës në Serbi./albeu.com/

Shkrim i BIRN
Shtuar më 15/01/2015, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori