Lufta për ekzistencë i bën të rinjtë të ikin nga vendi
Pëlqej
Numri i të rinjve që duan të ikin jashtë shtetit sa vjen dhe rritet dhe kjo për shkak të luftës së ashpër për ekzistencë që eshte në vend.

Hulumtimi i koalicionit joqeveritar për të rinjtë "Tani" thotë se të rinjtë që e kanë ndarë mendjen të ikin, madje nuk marrin parasysh mënyrën se si do të ikin, por mjaft të largohen nga vendi.

"Motivimi kryesor i të rinjve është se përtej vendit diçka i pret dhe kanë gjithnjë shpresa larg shtetit. Janë mësuar me shprehjen se këtu nuk ka të ardhme dhe vetëm dëshriojnë të ikin", tha për Rel drejtori i organizatës hulumtuese, Zoran Ilievski.

Lufta për ekzistencë po i detyron të rinjtë të ikin madje edhe në shtete të tilla si Afganistani, Iraku dhe Katari. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori