Napoli: Të vërtetat e dosjes së Cristiano Ronaldos

E ardhmja e Cristiano Ronaldos animoi dritaren e transferimeve gjatë gjithë verës. I etur për t’u larguar nga Manchester United, ku i ka mbetur vetëm një vit kontratë për t’iu bashkuar një klubi që konkurron në Champions League, portugezi më në fund qëndroi në Premier League. Napoli ishte rregullisht një nga destinacionet e mundshme të përmendura.

I pyetur së fundmi për këtë temë nga DAZN, drejtori sportiv i skuadrës italiane, Cristiano Giuntoli, ka dashur të sqarojë gjërat për dosjen CR7. “Nuk kishte asgjë të vërtetë. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e tij, Mendes, por nuk kishte asgjë konkrete. Më vjen keq të them se nuk kemi qenë kurrë në negociata reale me Manchester United. Telenovela është mbyllur, të paktën për momentin. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2022 08:43