Barcelona në kërkim të pasuesit të Agueros

Sergio Aguero do t’i mungojë Barcelonës për të pakt

Kështu klubi katalanas ka nisur sulmin për të zëvendësuar argjentinasin.

Fillimisht u përmend emri i Pierre-Emerick Aubameyang që luan te Arsenali, por të shtunën kanë dalë edhe dy emra të rinj.

Gazeta spanjolle “Sport” ka shkruar të shtunën se kandidat për ta mbuluar boshllëkun e Agueros janë edhe Alexandre Lacazette dhe Edinson Cavani.

Francezi Lacazette do të jetë i lirë në fund të sezonit dhe në afatin kalimtar të dimrit mund të ketë çmim të ulët. Ai ka luajtur vetëm 198 minuta në Premier League.

Ndërkohë, Cavani që është pjesë e Manchester Unitedit, ka më pak hapësira qëkur në skuadër u transferua Cristiano Ronaldo. Kontrata e uruguaianit 34-vjeçar përfundon po ashtu në vitin tjetër

 


Shtuar 6.11.2021 16:33