LSM: 7 ditë pushim për të punësuarit në zonat e përmbytura
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë ka njoftuar sot se në bashkëpunim me Organizatën e punëdhënësve të Maqedonisë, kanë nënshkruar marrëveshje për ndryshimin e marrëveshjes kolektive për sektorin privat në sferën e ekonomisë.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, në raste të fatkeqësive elementare, numri i ditëve pushim rritet nga tre në shtatë ditë.

Ndryshimi i Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, siç qartëson Sindikata, është bërë duke marrë parasysh pasojat nga fatkeqësia natyrore e cila e goditi Maqedoninë të shtunën.

“Me ndryshimet dhe plotësimet e këtilla të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë, LSM dhe OPM, si partnerë më të dalluar social nga sektori privat, kanë shprehur gatishmëri të ndihmojnë në menaxhimin me pasojat e fatkeqësive elementare”, thuhet në komunikatën e LSM.

Për zbatimin dhe kontrollimin e Marrëveshjes kolektive për sektorin privat në në sektorin e ekonomisë do të jetë kompetent Inspektoriati Shtetëror i Punës, transmeton Telegrafi. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2016, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori