LSDM: Zgjedhjet ishin kriminale
LSDM ka akuzuar VMRO-në dhe kryeministrin Gruevski se dy herë ka vjedhur zgjedhjet, duke i cilësuar këto të fundit si kriminale.

"Gruevski e di shumë mirë se në dy zgjedhjet e fundit nuk është pyetur populli, por fjalën e fundit e kanë thënë institucionet e kapura prej tij", thuhet në reagimin e opozitës.

LSDM-ja thotë se nëse vërtetë Gruevski reflekton, ai duhet të ulet në bisedime dhe të pranojë kërkesat e opozitës.

Partia maqedonase në opozitë thekson se Gruevski ka bërë dhe vazhdon të bëjë një politikë dyfytyrëshe./albeu.com/

Shtuar më 02/01/2015, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori