LSDM: Zgjedhje të parakohshme
Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, për më 24 mars nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, LSDM-ja përmes një kumtese për mediat ka kërkuar që pushtetit të organizojë bashkë me lokalet edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

"Është e dukshme që Trajko Veljanovski këtë radhë ka marrë urdhër që ti respektojë Kushtetutën dhe ligjet. Në pajtueshmëri me planin e ofruar të LSDM-së, nëqoftëse ekziston vullnet politik tek regjimi, deri më 24 mars ka kohë të mjaftueshme që të arrihet dhe realizohet marrëveshje politike që të mbahen zgjehdjet lokale bashkë me zgjedhejet e parakohshme parlamentare. Kjo është mënyra e vetme që të pengohet thellimi i mëtejshëm i krizës politike. Përms zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike qytetarët të zgjedhin përbërje të re të pushtetit ligjvënës dhe ekzekutues, për shkak se pas ‘të hënës së zezë’ garniture aktuale për shkak të shkeljes së rëndë të rendit kushtetuese dhe shtetit juridik, nuk ka legjitimitet", thuhet në kumtesën e LSDM-së së Branko Cërvenkovskit, të lëshuar vetëm disa çaste pas konferencës së kryeparlamentarit Veljanovski, ku shpalli 24 marsin, ditën kur do të zgjidhen mandatarët e ri të Komunave dhe këshilltarëve komunal. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2013, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori