Olaf Scholz arrin në Shkup, takim me Kovaçevskin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të turneut të tij dyditor nëpër rajon, sot do të arrijë në Shkup, për vizitën e parë zyrtare në Maqedoni. Sholz dhe delegacioni i tij para Qeverisë do të priten nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Sipas rendit të ditës, pas ceremonisë së mirëseardhjes, është paraparë takimi me Kovaçevskin dhe më pas takim bilateral i anëtarëve të dy delegacioneve. Vizita zyrtare e kancelarit Sholz do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Sholz ditë më parë vizitoi Prishtinën, Beogradin dhe Selanikun.

Pas vizitës në Shkup, kancelari gjermane do të niset drejt Sofjes. Temat e takimeve pritet të jenë bllokadimi bullgar të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, zgjerimi i BE-së dhe lufta në Ukrainë./alsat