LSDM: VMRO ka bllokuar proceset demokratike, do mbajë përgjegjësi
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, me anë të një deklarate për shtyp ka thënë se bllokimi i punës së Kuvendit, nxitja e tensioneve mes qytetarëve dhe dhuna që çojnë drejt paralizës së tërësishme të shtetit paraqesin shkelje të Kushtetutës së Maqedonisë.

Sipas kësaj partie, thuhet se këto vepra janë serioze dhe kundër interesave shtetërore, andaj çdo individ duhet ta ketë të qartë se mbart përgjegjësi.

"Veljanovski dhe Ivanov nuk guxojnë që të mbrojnë platformat kriminale të Nikolla Gruevskit dhe të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së të cilët tentojnë që të shpëtojnë pasurinë personale në kurriz të interesaveqytetarëve", thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM-ja thonë se situata do të përkeqësohet edhe më tej kur të ndërpriten kompetencat e kryetarëve të komunave. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori