Trump prezanton rrjetin e tij social, e gjitha kjo erdhi si pasojë e bllokimit të tij në këto 3 rrjete sociale

Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar rrjetin e tij social.

Trump pritet të rikthehet me zërin e tij të drejtëpërdrejtë në rrjetet sociale, pas heqjes së të drejtës ndaj tij nga Tëitter dhe Facebook.

Platforma e tij “Truth Social” – “Rrjeti i vërtetë Social” mund të shkarkohet në App Store. Ish presidenti amerikan, pas sulmit në Kapitol Hill, u përjashtua nga Tëitter, You Tube dhe Facebook.

Por kjo rishfaqje në skenë nuk ishte nga më të mirat. Shumë përdorues amerikanë të internetit – pasi aktualisht mund të shkarkohet vetëm në territor amerikan  ankohen për funskionimin e keq të platformës.

Disa të regjistruar nuk hapin dot llogaritë e tyre ndërsa të tjerë nuk kanë mundur të regjistrohen. Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e platformës përshëndeten me këtë mesazh: Për shkak të numrit të madh të kërkesave jeni vendour në listë pritjeje.

Sipas një nga menaxherët e kësaj platforme, kjo e fundit është si një klon i Twiterit. Ditët e fundit djali i Trump kishte publikuar në rrjetet e tij sociale një fotografi të platformës shoqëruar me frazën: Përgatitu. Presidenti yt i preferuar do të kthehet së shpejti.”/albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 14:48