LSDM: Trillimet e korrierëve mediatik nuk do ta shpëtojnë Gruevksin
LSDM në një njoftim për mediat thotë se korrierët mediatik vazhdojnë të përhapin të pavërteta dhe bëjnë propagandë të paguar me paratë e qytetarëve. “Frikën e Nikola Gruevskit nga e vërteta dhe kthimi i drejtësisë, korrierët mediatik përpiqen ta mbulojnë me ofendim të qytetarëve që protestojnë, me foto-montazhe skandaloze, duke i krahasuar qytetarët që luftojnë për liri me organizata terroriste”, thuhet në reagim e kësaj partie.

“Asgjë nuk do ti ndihmojë Nikola Gruevskit, më së paku gënjeshtrat, montazhet dhe trillimet e korrierëve mediatik. Qytetarët nga i tërë vendi, pa dallim të përkatësisë politike, fetare apo etnike, janë në këmbë, nëpër rrugët dhe qytetet anembanë Maqedonisë. LSDM është shtylla e Maqedonisë së lirë dhe demokratike. Edhe njëherë u vërtetua se në terrin mediatikNikola Gruevskit, të paguar me paratë e qytetarëve, nuk ka vend për të vërtetën“, thuhet më tej në reagimin e LSDM-së./Albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori