LSDM, thirrje VMRO-së t’i japë fund keqpërdorimit të qytetarëve në protesta
LSDM, në një reagim me shkrim ndaj konferencës për shtyp së sotme të Dragan Danev, i bën thirrje kryesisë së VMRO-DPMNE-së që të përfundojë me keqpërdorimin e qytetarëve për protesta dhe të tërheqjes së qytetarëve të pafajshëm në dhunë.

“Maqedonia ka shumicë të re legjitime dhe kryetar të ri legjitim të Kuvendit, të zgjedhur sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të RM-së, shkruhet në reagimin e LSDM-së.

Proceset demokratike, siç citohet, vazhdojnë në drejtim të formimit të qeverisë së re dhe se liderët e partive politike, institucionet, të punësuarit në institucione janë të detyruar që të mundësojnë formimin e saj.

“Vazhdimi i proceseve demokratike është prioritet shtetëror. Shkelja e interesave shtetërore është jokushtetuese dhe vepër e rëndë penale dhe mbart përgjegjësi”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2017, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori