E moshuara bie nga pallati

Një 70-vjeçare ka ndërruar jetë në Kosovë, pasi ka rënë nga një pallat  në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00.

“Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rasti”, ka deklaruar Borovci.


Shtuar 28.06.2023 15:32

Tags: