LSDM: Tërheqja e tërësishme e faljes nga Ivanovi, fitore e Maqedonisë
LSDM ka reaguar lidhur me vendimin e Ivanovit për anulim të tërësishëm të faljes. Sipas kësaj partie ky vendim paraqet fitore të Maqedonisë demokratike dhe të opozitës.

“Fjala është fjalë. Thamë abolimet e turpshme, jokushtetuese duhet tërësisht të anulohen. Kjo ndodhi. Thamë ka bazë kushtetuese dhe ligjore për konvokim të Parlamentit. Dhe kjo ndodhi. Thamë se nuk do të ketë zgjedhje kriminele më 5 qershor. Dhe kjo u dëshmua. Nëse deri tani dikush nuk e ka të qartë prej sot do t’u bëhet e qartë të gjithëve: E drejta do të kthehet, ligjet do të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë. Secili që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet”, thuhet në reagimin e LSDM­së./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori