LSDM: Të gjendet zgjidhje për problemin Kosovë-Maqedoni
Situata e tensionuar mes Kosovës dhe Maqedonisë është konsideruar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë si problem që ndikon mbi ekonominë.

Prandaj LSDM-ja ka kërkuar një zgjidhje ditën e sotme. Ndërsa për propozimin e zv/kryeministrit Vladimir Peshevski
për duel televiziv me ministren Mimoza Kusari, LSDM-ja thekson se është një sjellje joserioze, e papërgjegjshme e
Qeverisë së Shkupit.

“Është papërgjegjësi të propozohet të zgjidhet një çështje ndërkombëtare me anë të debateve televizive, e të shmangen ato janë në pyetje çështjet e brendshme”, ka deklaruar Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

LSDM-ja i bën thirrje ministrave dhe funksionarëve të VMRO-DPMNE që debatet televizive t'i bëj me përfaqësuesit e opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori