Napoli e ka të qartë, Armando Broja është objektivi kryesor për merkaton e verës

Napoli është “kokë e këmbë” për të transferuar Armando Brojën.

Sipas “BBC”, të kaltërit e Spalletit dëshirojnë me patjetër sulmuesin shqiptar i cili luan për Southampton, por që është një lojtar i Chelseat. Autori i 9 golave dhe 5 asistimeve në 36-të paraqitjeve sezonale, Broja është një nga emrat e parë për të zëvendësuar Victor Osimhen.

Osimhen mund të jetë i sakrifikuari i ekipit italian, pasi pas atij është Manchester United, dhe drejtuesit e klubit e kanë të qartë se shitja e sulmuesit nigerian do t’i sillte fitime të konsiderueshme për të investuar nnë ekip./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.05.2022 15:13