LSDM: Rezultatet e publikuara nga KSHZ tregojnë paqartësi të numrit të mandateve
Nga LSDM e drejtuar nga Zoran Zaev, kanë thënë se rezultatet e publikuara nga KSHZ tregojnë paqartësi rreth numrit të fituar të mandateve.

"Rezultatet e para jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor treguan se regjimi i Nikolla Gruevskit është i mundur, qytetarët treguan se duan jetë në Maqedoni dhe zgjedhën ndryshime.

Rezultatet e publikuara jozyrtare të KSHZ-së, tregojnë paqartësi rreth numrit të fituar të mandateve të deputetëve.

Numri i vogël i votave janë vendimtare për numrin e mandateve në disa njësi zgjedhore. Vullneti i qytetarëve për jetë, drejtësi, për liri është realizuar në kushte të shumta parregullsish dhe shtypjesh në periudhën para dhe pas zgjedhore.

Këto probleme të cilat kanë ndikim në rezultatet e sakta të zgjedhjeve, janë konstatuar edhe nga ana e vështruesve në procesin zgjedhor.

Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare në KSHZ, diçka është e shumë e qartë. Koha e politikanëve si Nikolla Gruevski mbaroi.
Qytetarët e kthejnë shtetin në duart e tyre. Në Maqedoni ndodhin ndryshime", thuhet në deklaratën e LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2016, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori