LSDM: Rezoluta e PEP është porosi për Ivanovin dhe Gruevskin
Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, përmes një deklarate për medie ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare i jep mbështetje shumicës prej 700 mijë qytetarëve të cilët kanë votuar për ndryshime dhe të cilët e presin qeverinë e re.

"Çdo ditë e humbur për shkak të deputetëve të OBRM-PDUKM është ditë pa rritjen e pagës minimale në 12 mijë denarë, pa tarifa të lirë të energjisë elektrike, pa heqje të taksës radiodifuzive dhe pa heqje të tesktimit ekstern, pa status të zgjidhur të punëtorëve të falimentuar.

LSDM-ja vlerëson se Rezoluta e miratuar nga Partia Evropiane Popullore dhe porosia e Bundestagut gjerman, janë porosi për kryetarin Gjorge Ivanov dhe Gruevskincilët duhet të respektojnë shumicën parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2017, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori