LSDM reagon ndaj Televizionit Publik, kërkon dorëheqjen e drejtuesëve
Pëlqej
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka reaguar për programin e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM) të emituar sot, në ditën e festës, 2 Gushti – Dita e Republikës, dhe për të njëjtin thonë se “ka dërguar porosi në kundërshtim me interesat strategjike shtetërore të Republikës së Maqedonisë – anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO”.

Në lidhje me, siç thonë nga LSDM-ja, “sjelljen e papërshtatshme dhe antishtetërore”, RTM-ja duhet të japë përgjegjësi.

“Duhet të ketë përgjegjësi për sjelljen e sotme të papërgjegjshme dhe antishtetërore të transmetuesit publik. Këshilli programor, drejtori dhe kryeredaktorët, duhet urgjentisht të japin dorëheqje për këtë lloj sjelljeje e cila është në kundërshtim me interesin e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Shtuar më 02/08/2018, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori