Tensionet në Veri, largohet edhe kamioni që bllokonte rrugën në Bërnjak

Teksa tensionet në Veri të Kosovës janë qetësuar pas vendimit të qeverisë për shtyrjen me 1 muaj të reciprocitetit, ka nisur edhe heqja e barrikadave në rrugët e Mitrovicës.

Raportohet se është larguar edhe kamioni që ndodhej mbi urën afër pikëkalimit kufitar në Bërnjak, i vendosur nga serbët për ta bllokuar atë pjesë.

Qarkullimi i veturave tashmë ka nisur mbi urë, ndonëse me vështirësi për shkak të një ekskavatori i cili ende nuk po mund të largohet.

Në rrugë po qëndrojnë edhe njësitë e Policisë së Kosovës të cilët po përkujdesen për rendin.