LSDM pranon kandidatin e VMRO-DPMNE-së për ministër të Brendshëm
Kandidati i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev është pranuar nga LSDM-ja.

Lajmin e bëjnë me dije mediat në Maqedoninë e Veriut, të cilat citojnë burime nga LSDM-ja.

“Me këtë propozim të VMRO DPMNE-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim.

Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike e cila duhet ti realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, thonë nga LSDM-ja.

Qeveria teknike, me Oliver Spasovskin në krye duhet të votohet deri nesër para mesnatës./abcnews.al
Shtuar më 03/01/2020, ora 08:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori