LSDM përkrah Zhernovskin për Komunën Qendër
Mësohet se LSDM-ja do ta përkrahë kryetarin aktual të komunës Qendër, Andrej Zhernovski në garën për mandatin e tij të dytë.

Burime brenda partisë konfirmojnë se do të qëndrojnë prapa Zhernovskit që ai të sigurojë edhe një rast në këtë komunë dhe prandaj nuk do të kenë kandidat të tyre për Qendrën.

Zhernovski para dy ditësh vendosi të kandidohet si kandidat i pavarur dhe të mos e presë vendimin e LSDM-së. Megjithatë, ai disa herë më parë deklaroi se e pret përkrahjen e tyre, por se kjo do të varet nga vetë partia.

Sipas anketave të fundit të opinionit publik, Zhernovski e ka përkrahjen e më shumë se 50% të zgjedhësve dhe rejtingu i tij është më shumë se dy herë më i madh se rejtingjet e kundër -kandidatëve potencial.

Nga LSDM-ja pohuan se përfundimisht për kryetar të qytetit të Shkupit do të kandidohet zëdhënësi i partisë dhe njëkohësisht deputet, Petre Shilegov.

Përveç kësaj, nga LSDM për Post.mk informojnë se kandidat i tyre për Strumicë është Kosta Janev, njeriu i besueshëm i Zaevit.

Prej kësaj partie thonë se kandidatët e tjerë do t’i shpalosin më së voni deri të mërkurën.

Edhe nga VMRO-DPMNE-ja thonë se gjatë kësaj jave do të dalin me emra të rinj.

Jozyrtarisht, Zllatko Marin nga LSDM-ja është pothuajse kandidati i sigurt për kryetarkomunës së Aerodromit, Stefan Bogoev për kryetarkomunës së Karposhit, ndërsa për komunën e Gjorçe Petrovit, Snezhana Trajkovska.

Për të njëjtën komunë, për Post.mk kandidaturën e vetë e konfirmoi edhe Aleksandar Naumovski. Në Kisela Vodë lakohen emrat e të birit të Zore Temellkovskit, Filip Temellkovski si dhe Elena Kostova.

Edhe më të zëshme janë spekulimet se VMRO-DPMNE-ja do ta përkrahë Stevço Jakimovskin në komunën e Karposhit. /albeu.com/


Shtuar më 04/09/2017, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori