LSDM partia më e popullarizuar ndër shqiptarët në Maqedoni?
Një anketë e publikuar mbrëmjen e sotme në televizionin Telma dhe e organizuar nga "Prospekt-M" tregon se rejtingjet e partive politike kanë ndryshuar dukshëm pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Sipas anketës, mes votuesve shqiptarë LSDM kryeson me 20.4% para Lëvizjes BESA me 15,1% dhe BDI-së e cila renditet e treta me 14,2%. PDSH ka 10,2% ndërsa Aleanca për Shqiptarët ka 6,7%.

Ndërkohë, në bllokun maqedonas, VMRO-DPMNE kryeson me 30.6% ndërsa LSDM me 23.8%.

Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën mes 4 dhe 10 shkurtit, me 1000 të anketuar. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2017, ora 23:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori