Rekord pëlqimesh, postimi i parë i David Beckham pas dasmës së djalit të tij (FOTO LAJM)

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz u martuan me dyer të mbyllura në Palm Beach, Florida, SHBA, në pronën e familjes së nuses.

Të ftuarit në ceremoni ishin të shumtë, mes tyre Gigi Hadid dhe Serena Williams, por edhe anëtaret e grupit në të cilin ishte pjesë nëna e dhëndrit, Victoria, Spice Girls.

Fotografët nuk u lejuan të hynin, ashtu si edhe postimet e të ftuarve në rrjetet sociale nga mbrëmja.

Pavarësisht rregullave të rrepta dhe sigurisë, David Beckham ka bërë disa orë më parë një postim në të cilin e shohim duke ecur me tre djemtë e tij, Brooklyn, Romeo dhe Cruz.

“Djemtë e mi të bukur. Një baba shumë krenar” , ka shkruar futbollisti veteran në mbishkrimin e fotografisë e cila ka rrëmbyer në vetë 2 orë pëlqimin e më shumë se 1 milion ndjekësve.

Në foto shihet David Beckham së bashku me tre djemtë e tij të veshur me kostumet e tyre elegante teksa heqin në korridorin e hotelit ku u zhvilluar dhe dasma madhështore.