LSDM: OBRM-PDUKM do të japë llogari për marrëveshjet kriminale
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përplasjet mes LSDM-së me OBRM-PDUKM-në vazhdojnë në nivele dhe drejtime të ndryshme.

Së fundmi LSDM-ja ka akuzuar OBRM-në se i kanë mashtruar qytetarët e Ohrit, duke mos i realizuar projektet e premtuara në vitin 2013 dhe 2014.

Sipas tyre "qeveria në ikje e premton ndërtimin e marinës për të katërtën herë, premtimi është i njëjtë, vetëm lokacioni ka ndryshuar.

Por edhe rruga Ohër-Peshtan premtohet tre vite me radhë, por ndërtimi i saj asesi të fillojë", kanë thënë nga LSDM-ja.

Gjithashtu, kjo parti i ka kërkuar llogari OBRM-së se përse është bllokuar xhirollogaria e Spitalit të përgjithshëm të Ohrit, ku ka një gropë financiare prej 2.5 milionë euro.

Lidhur me këto akuza, nga OBRM-ja nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}