LSDM: Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Lëvizjen Besa
Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë, përmes një deklarate për shtyp, ka thënë se edhe pse kanë pasur bisedime me Lëvizjen Besa, ata nuk janë pajtuar në disa çështje për reformat e ardhshme, përcjell "Telegraf".

Nga kjo parti bëjnë me dije gjithashtu se do të jenë të hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Besa.

Ndërkohë, nga kjo lëvizje kanë bërë me dije se shumë shpejt do të japin vendimin përfundimtar nëse do të marrin pjesë në formimin e qeverisë së re me në kryer Zoran Zaevin, apo do të jenë pjesë të opozitës. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori