LSDM nuk i ka problem zgjedhjet e parakohshme
Pëlqej
Në LSDM nuk ka ndonjë shqetësim të madh pas dorezës së hedhur nga opozita për zgjedhje të parakohshme që do mbaheshin në prill të vitit të ardhshëm, bashkë me ato presidenciale.

Ata konsiderojnë se për momentin gjenden në situatë komode kur është në pyetje rejtingu partiak si dhe të liderit partiak Zoran Zaev me çka fokusi është vënë në zgjidhjen e emrit me Greqinë, hyrje në NATO dhe datë për bisedime për anëtarësim në BE, njofton Nezavisen vesnik.

“Zaev është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, vetëm nëse ka nevojë vërtetë për ta. Askush tjetër përveç Nikolla Gruevskit nuk organizonte zgjedhje pas zgjedhje vetëm të merr numër më të madh deputetësh dhe më shumë kohë për pushtet. E dini se me muaj zgjati procesi i formimit të qeverisë, pas gjithë peripecive me BDI-në, me partitë tjera shqiptare dhe veton e Ivanovit do të ishte joserioze aq lehtë të tërhiqemi nga kjo”, thonë burime nga LSDM, transmeton Medial.mk.

“Të jemi të sinqertë, tek ne në parti ka disa parashikime që të shkohetzgjedhje të parakohshme bashkë me ato presidenciale për dy arsye: e para të shkurtohen shpenzimet, e dyta është se zgjedhje e rregullta parlamentare janë në vjeshtë 2020, pra një vit e gjysmë pas atyre presidenciale. Nga ai aspekt do mundej të shkohetzgjedhje të parakohshme. Por, gjithçka do varet nga rejtingjet. Për momentin nuk ka anketë, bile edhe me porosi të VMRO-së ku ata udhëheqin. Jo që nuk prijnë, por nuk janë as afër nesh”, komentojnë në LSDM.


Shtuar më 05/06/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori