LSDM nuk hyn në Kuvend
Pëlqej
Partia opozitare LSDM nuk e ndryshon qëndrimin e saj.

Kjo parti do të vazhdojë te jetë jashtë Kuvendit.

Siç edhe ishte paralajmëruar, Këshillit Qendror pritet të miratojë strategjinë se si LSDM-ja do të veprojë si opozitë jashtë-parlamentare.

Në këtë mënyrë, përgënjeshtrohen të gjitha fjalët, se LSDM-ja do ta institucionalizojë betejën me pushtetin.

LSDM-ja, përpos strategjisë për veprim jashtë parlamentit, pritet që të marrë vendim për përjashtimin nga partia të Lubica Buralievës dhe të Solza Grçevës.

Kjo, pasi ata vendosën të ulen në parlament, pavarësisht qëndrimit të LSDM-së për të mos hyrë në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori