LSDM marsh antiqeveri më 4 dhjetor
Pëlqej
Branko Cërvenkovski
Partia më e madhe opozitare LSDM paralajmëroi mbajtjen e një marshi gjithëpopullor në Shkup kundër politikës së pushtetit aktual. Lideri i socialdemokratëve maqedonas, Branko Cërvenkovski deklaroi se të shtunën e ardhshme do të mbahet marshi gjithpopullor në mbrojtje të ardhmërisë së Maqedonisë.

Marsh për lirinë dhe demokracinë, drejtësinë dhe të vërtetën. Mbrëmë e pamë se mund të jemi bashkë dhe të jemi një si maqedonas, shqiptar, serb, turq, romë dhe vllehë e boshnjakë. LSDM e propozon këtë nismë, por nuk e përvetëson. Ne do të ndihmojmë në organizimin e këtij marshi, që do të jetë një protestë gjithëpopullore”, deklaroi Cërvenkovski. Ai shtoi se Maqedonia është një shtet i rrëmbyer nga një njeri dhe familja e tij, duke aluduar në kryeministrin Nikolla Gruevski.
Shtuar më 26/11/2010, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori