Plane për të ikur në plazh, mos u mundoni sepse priten reshje shiu

Nesër moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm. Hera-herës, kthjellimet do të pasohen nga zhvillime vranësirash. Pasdite e në mbrëmje më tepër kthjellime.

Reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të ulët e mesatar. Lokalisht në orët e paradites reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e lehtë e mesatare, kryesisht në bregdet. Valëzimi i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 12º deri 22ºC
zonat e ulëta 14º deri 28ºC
zonat bregdetare 15 º deri 27ºC


Shtuar 16.06.2020 14:47